Bota

Dita e 18-të e luftës: Si është situata në Ukrainë

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2022

Dita e 18-të e luftës: Si është situata në Ukrainë

* Të paktën 9 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror rus pranë një baze ushtarake afër Lviv-it. Nga të dhënat e para, autoritetet e zonës i frikësohen faktit se numri i viktimave është edhe më i madh se ky i raportuar.

*Kievi ka arritur të sigurojë të paktën për 2 javë ushqime dhe plotësimin e nevojave bazë për qytetarët në rast të një bllokimi total. Kryeqyteti është përgatitur për pasojat e një bllokade të mundshme. 2 milionë rezidentë në Kiev nuk kanë më asgjë të mbetur në shtëpitë e tyre dhe pa mbështetjen e autoriteteve gjendja do të ishte edhe më keq se aktualja.

* Pjesëtarë të parlamentit ukrainas thonë se vende si Franca apo Gjermania nuk kanë vendosur mjaftueshëm sanksione kundër Rusisë. 

"Nuk i janë afruar fare asaj që mund të kishin bërë."- janë shprehur ata, duke thënë se çdo qindarkë që shkon në ekonominë ruse, financon ushtrinë e tyre dhe si rrjedhojë i lejojnë të vazhdojë me krime lufte në Ukrainë.

* Presidenti polak thotë se do të ishte "një ndryshim total loje" për Nato-n nëse Putin përdor armë kimike për shkatërrim masiv. Ai beson se Rusia mund të përdorë armë kimike duke qenë se Vladimir Putin është një "situatë shumë të vështirë". Sipas presidentit polak, Putin e ka humbur luftën e tij, por nëse vendos të përdor armën e tij më të fortë për shkatërrim masiv do të ishte ndryshim total për botën. 

*Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv.

Sipas tij, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar.

Burimi: The Guardian