Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Japonia sanksionon 17 rus të tjerë për t'ju përgjigjur sulmit ndaj Ukrainës

Ministria e Financës Japoneze njoftoi se ka vendosur të ngrijë asetet e 17 rusëve të tjerë. Targeti i radhës që do të sanksionohen janë: miliarderi rus Yuri Kovalchuk dhe pjesëtarët e familjes së tij, ligjvënës nga parlamenti rus dhe oligarku Viktor Vekselberg.

Ky vendim e çon në 61 numrin e rusëve të targetuar nga Japonia për t'i ngrirë asetet e tyre atje.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shefi i OKB-së ngre alarmin: "Konflikti bërthamor më i mundshëm se kurrë"

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dha të hënën alarmin për ngritjen e nivelit të gatishmërinë nga Rusia për forcat e saj bërthamore pas pushtimit të Ukrainës.

“Ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave bërthamore ruse është një zhvillim rrëqethës. Perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është kthyer në diçka të mundshme. Është koha për të ndalur tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të hyrë në rrugën e diplomacisë dhe paqes”.- u shpreh ai.

Në fund të shkurtit, presidenti Putin tha se forcat bërthamore do të vihen në gatishmëri të lartë, duke shtuar kështu frikën se sulmi rus në Ukrainë mund të çojë në luftë bërthamore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kanë parë asnjë arsye deri më tani për të ndryshuar nivelet e alarmit bërthamor të Uashingtonit.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas autoriteteve, numri i viktimave në Mariupol mund të jetë 20,000

Këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit thotë se numri i civilëve të vrarë nga bombardimet ruse mund të arrijë deri në 20 mijë.

“Katër ditë më parë diskutuam për një skenar optimist – rreth 10 mijë viktima. Por me intensitetin e bombardimeve kjo shifër është rritur ndjeshëm. Nëse përfundon bllokada dhe ne do mund të fillojmë të kërkojmë për këto viktima, atëherë shifrat mund të përafrohen deri në 20 mijë."- u shpreh ai.

Deri më tani, referuar shifrave zyrtare, numri i civilëve të vrarë që nga fillimi i luftës është 2.357 viktima.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Këshilltari i qeverisë ukrainase: "Lufta duhet të ketë mbaruar deri në maj"

Një prej këshilltarëve të qeverisë në Ukrainë thotë se deri në maj lufta do të ketë mbaruar, pasi Rusia s'do të ketë më burime për të vijuar me sulmet.

"Mendoj se jo më larg se në maj, në fillim të majit duhet të kemi arritur një marrëveshje paqeje. Ndoshta dhe shumë më herët se kaq, por po marr datat më të largëta. Ne jemi në një rrugë të ngushtë tani: ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh dhe trupat do të tërhiqen, ose do të ketë një përpjekje për të grumbulluar disa sirianë për një raund të dytë dhe do të presim për një marrëveshje në fund të prillit."- u shpreh ai për Reuters.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, The Guardian