Bota

Dita e 20-të e luftës: Si është situata në Ukrainë

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2022

Dita e 20-të e luftës: Si është situata në Ukrainë

*

Dy persona janë vrarë këtë mëngjes si pasojë e bombardimeve ruse në Kiev. Viktimat u gjetën në vendngjarje, ndërsa 35 të tjerë arritën të shpëtoheshin.

*

Dita e 20-të e luftës ka nisur me shpërthime që në orët e para të mëngjesit në Kiev. Një ndërtesë e banueshme është shpërthyer, por fatmirësisht pas shuarjes së zjarrit vetëm 1 person është dërguar në spital i plagosur.

*

Sipas kryeministrit britanik, perëndimi duhet t'i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse. Kreu i Anglisë, Boris Johnson thotë se "varësia" e vendeve europiane ndaj energjisë ruse duhet të marrë fund, teksa vetë përgatitet për të shkuar drejt Arabisë Saudite për t'i nxitur ata të prodhojnë më shumë gaz dhe naftë.

Kryeministri rus tha se liderat e perëndimit kanë bërë gabim të madh duke lënë Vladimir Putin "të shpëtojë" me aneksimin e Krimesë në 2014-ën dhe si pasojë të bëhen më të varur nga burimet ruse.

*

Presidenti Joe Biden po konsideron të udhëtojë drejt Europës për të takuar përballë përfaqësuesit e Nato-s. Biden dhe liderat e tjetër mund të takohen në 23 mars në Bruksel dhe më pas të udhëtojnë drejt Polonisë, ku çështja kryesore e diskutimit do të jetë padyshim situata në Ukrainë.

*

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë hynë në raundin e katërt të bisedimeve për paqe. Pala ukrainase ka theksuar se kërkesa e tyre kryesore është armëpushimi, tërheqja e trupave rusë dhe dhënia e disa garancive për sigurinë e Ukrainës.

*

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov , tha se Kremlini nuk e përjashton mundësinë e marrjes nën kontroll të të gjitha qyteteve kryesore në Ukrainë që janë aktualisht të rrethuara nga forcat ruse.

Burimi: The Guardian