Në një fjalim të drejtpërdrejtë drejtuar udhëheqësve perëndimorë këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy paralajmëroi se "makina e luftës" e Rusisë do t’i drejtohet atyre nëse nuk e ndalin.
Zelenskyy falënderoi vendet që kanë "mbajtur një qëndrim moral" kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, në veçanti kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson "për udhëheqjen e tij".
“Ne mund ta ndalojmë Rusinë. Ne mund të ndalojmë vrasjen e njerëzve. Do të jetë më e lehtë ta bëjmë së bashku, të ndalojmë shkatërrimin e demokracisë dhe ta ndalojmë tani në tokën tonë. Përndryshe ata do të vijnë edhe te ju.” – tha ai.
“Çdo goditje kundër Ukrainës është një hap që Rusia ndërmerr për të shkatërruar veten,” tha Zelenskyy në një fjalim tjetër.
Disa ditë më parë, duke iu përgjigjur një gazetari, përfaqësuesi i Rusisë tha se Rusia nuk po planifikon të sulmojë vendet e tjera dhe se vendi i tij "nuk e sulmoi as Ukrainën". Sergei Lavrov përsëriti pretendimet e Moskës se Rusia po kërkon të çlirojë Ukrainën nga "nazistët". Ai tha se Putin nuk do të refuzonte një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për të diskutuar çështje "specifike".