Pushteti

Çfarë konsiderohen krime lufte dhe a mund të dënohet Vladimir Putin?

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2022

Çfarë konsiderohen krime lufte dhe a mund të dënohet

Një numër në rritje i viktimave civile në Ukrainë ka nxitur akuza se Moska ka kryer krime lufte nga bombardimet e objekeve joushtarake në qytete, si dhe nga përdorimi i supozuar i armëve që rrisin rrezikun e vdekjes dhe lëndimit të qytetarëve.

Muajin e kaluar, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) njoftoi nisjen e një hetimi mbi krimet e mundshme të luftës që po shpalosen në Ukrainë – një veprim i mirëpritur nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

Krimet e luftës, sipas ligjit ndërkombëtar, përfshijnë shënjestrimin e civilëve, si dhe sulmet që shkaktojnë viktima civil. Këtu përfshihen sulmet ndaj spitaleve, klinikave, shkollave, monumenteve historike dhe vendeve të tjera kryesore civile, si dhe sulmet ose bombardimet e qyteteve, fshatrave ose banesave që janë të pambrojtura dhe që nuk janë objektiva ushtarake.

Në shumicën e rasteve, të provosh se vrasjet e civilëve përbëjnë një krim lufte është një proces shumë i vështirë. GJPN gjykon individët, jo shtetet. Për shembull, në konfliktin aktual, Rusia nuk do jetë e pandehur, por Vladimir Putin mund të jetë i pandehur.

Pasi të gjenden prova të mjaftueshme se janë kryer krime mizore, prokurori mund të kërkojë që një dhomë e GJPN-së të lëshojë një urdhër arresti për Putinin.

“Natyrisht, çdo ndjekje penale kërkon një sërë hapash, duke përfshirë mbledhjen e provave fizike, intervistimin dhe mbledhjen e dëshmive të dëshmitarëve, mbledhjen e informacionit që shpjegon rrethanat ku janë kryer krimet. Dhe përpjekja për ta bërë këtë në kontekstin e një lufte aktive në vazhdim e bën të vështirë ta bësh këtë”, tha për Euronews Marti Flacks, drejtor i Iniciativës për të Drejtat e Njeriut në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Nëse GJPN-ja do të lëshojë një urdhër arresti kundër Putinit, ai nuk do të mund të udhëtonte lirshëm. Praktikisht, në mënyrë që Putini dhe drejtuesit nën udhëheqjen e tij të përballen me akuzat e GJPN-së, do të duhej të kishte ndryshim regjimi në Rusi – ideja që Putini mund të arrestohet nga qeveria e tij nuk është fort e besueshme.

Burimet: Euroneës, Politico