“Teksa bota sheh Rusinë të vazhdojë sulmin e paprovokuar dhe të egër ndaj Ukrainës, asnjë imazh nuk e ka përcellë tmerrin e luftës aq sa fotot e bombardimeve ruse në një maternitet në Mariupol,” shkruan në një artikull për CNN Jill Filipovic, një gazetare, avokate në New York dhe autore e librit "OK Boomer, Let's Talk: How My Generation Got Left Behind”.
Jill përmend fotot tronditëse të grave shtatzëna që përballen me luftën: një grua shtatzënë me fytyrë të gjakosur, një tjetër qëndron e shtrirë në barelë (e cila më pas ndërroi jetë së bashku me foshnjën).
“Lufta është ferr për këdo që e përjeton - pavarësisht nga mosha, gjinia, raca apo kombësia. Por gratë, dhe veçanërisht gratë në moshë riprodhuese, shpesh e përjetojnë luftën ndryshe nga burrat.” – shkruan ajo.
Jill thekson se gratë “përballen me rreziqe të veçanta – për shembull, përdhunimi. Ato kanë përgjegjësi të veçanta: Burrat kanë më shumë gjasa të rrezikojnë jetën për të luftuar; gratë kanë më shumë gjasa të lihen pas, duke u përpjekur të sigurojnë fëmijët dhe, nëse mbijetojnë, duke u përpjekur të rindërtojnë një botë të shkatërruar.”
Ndër të tjera, ajo thekson se “shtatzënia dhe lindja e fëmijës vënë në rrezik jetën e grave." "Ne e dimë se konfliktet e armatosura rrisin shkallën e vdekshmërisë së nënave - kur një vend është në luftë, nuk është çudi që gratë shtatzëna nuk mund të marrin kujdes shëndetësor," shkruan Filipovic.
“Gratë shtatzëna në zonat e luftës janë gjithashtu, si të gjithë të tjerët, në stres të jashtëzakonshëm - por ky nivel stresi mund të ketë rezultate vdekjeprurëse për nënën ose foshnjën. Gratë shtatzëna, dhe veçanërisht ato që kanë probleme, thjesht nuk mund të shpëtojnë kur nis dhuna.”
Përpos kësaj, konfliktet e armatosura rrisin vdekshmërinë e nënave edhe pasi përfundon lufta: si pasojë e përdhunimeve, shtatzënive problematike për shkak të stresit post-traumatik, sëmundjeve kronike për shkak të stresorëve të luftës, dhunës nga partnerë të traumatizuar nga lufta etj.
- Zelensky: ‘Nuk do të hyjmë në NATO!' Rusi-Ukrainë afër marrëveshjes së paqes
- Këto ushqime së shpejti mund të jenë mungesë për shkak të luftës në Ukrainë
- Gjesti i jashtëzakonshëm! Punonjësja e televizionit shtetëtor rus ndërpret transmetimin e lajmeve
- Çfarë konsiderohen krime lufte dhe a mund të dënohet Vladimir Putin?
- Dita 21 e luftës: Si është situata në Ukrainë
- Fotoja që bëri xhiron e botës: Ndërron jetë gruaja shtatzënë dhe foshnja