FMN-ja pezullon Rusinë nga roli i saj
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vendosur të pezullojë rolin e nderit që i është dhënë anëtarit më jetëgjatë të trupit huadhënës, pasi është ai rus.
Drejtori ekzekutiv për Rusinë, Aleksei Mozhin, mbante rolin e nderit të dekanit që prej vitit 2015, për t'u pezulluar së fundmi prej situatës së krijuar në Ukrainë nga pushtimi rus.
Ky vendim vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionere, përfshi këtu Britaninë e Madhe, Kanadanë, SHBA-në, etj.
2 persona humbasin jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Japoni
Një tërmet i fortë ka goditur Japoninë veri-lindore natën e së mërkurës, duke lënë pa energji elektrike më shumë se 2 milionë shtëpi. Tërmeti me magnitudë 7.3 u ndje në të njëjtin rajon ku një tjetër tërmet shkaktoi katastrofën bërthamore të Fukushimës rreth 11 vite më parë.
Të paktën 2 veta kanë ndërruar jetë dhe 90 të tjerë janë plagosur si pasojë e lëkundjeve që sipas autoriteteve ishin aq të forta, sa njerëzit e patën të pamundur të qëndronin në këmbë.
Putin për rusët pro-perëndimit: "Jeni tradhtarë kombëtarë"
Presidenti rus, Vladimir Putin iu drejtua ashpër të gjithë rusëve që tregojnë hapur se janë pro-perëndimit, duke i quajtur publikisht "tradhtarë ndërkombëtarë".
"Perëndimi do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë, tek ata që fitojnë para këtu tek ne, por jetojnë atje. Kur them "jetojnë atje" nuk e kam fjalën në sensin gjeografik, por për mendimet dhe ndërgjegjen e tyre."- u shpreh ai.
Temri "kolona e pestë" zakonisht përdoret për t'ju drejtuar "simpatizantëve të armikut" dhe daton që prej Luftës Civile Spanjolle.
Lufta në Ukrainë: Për herë të parë, presidenti amerikan quan Putin "kriminel lufte"
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka quajtur për herë të parë Vladimir Putin, "kriminel lufte", një epitet që me siguri do të përshkallëzojë tensionin e konfliktit mes tyre.
Kjo është hera e parë që presidenti përdor një gjuhë të tillë ndaj Putin, por përfaqësues së Shtëpisë së Bardhë thanë më vonë se Biden "foli me gjithë zemër" kur iu referua si "kriminel lufte".
Nga ana tjetër, Kremlini e quajti si "retorikë të pafalshme".
"Ne besojmë se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe e pafalshme kur vjen nga kreu i një shteti, bombat e të cilit kanë vrarë me qindra e mijëra njerëz në të gjithë botën."- u shprehën përfaqësues rus për mediat lokale.