*
Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kiev, pas sulmit të raketave ruse. Shërbimet e shpëtimit thanë se morën një raport se një ndërtesë e banueshme u përfshi në flakë pranë Darnytsky në orën 5:02 këtë mëngjes.
*
Gjatë natës, thuhet se gjithashtu janë goditur nga raketat ruse një institucion arsimor në qytetin e Merefa, në rajonin e Kievit.
*
Ushtria ukrainase publikoi këtë mëngjes raportin e saj operacional, duke pretenduar se Rusia ka qenë e pasuksesshme në kryerjen e operacionit të saj tokësor dhe vazhdon të lëshojë sulme me raketa në qytetet e Ukrainës. Zyrtarët thanë se trupat ruse po ndërmarrin të tjera sulme kibernetike dhe po shkatërrojnë sinjalet televizive dhe radio në mënyrë që të diskreditojnë udhëheqjen e Ukrainës.
*
Refugjatët ukrainas vazhdojnë përpjekjet për t'u larguar nga lufta. Pjesa më e madhe e tyre ka mbërritur në Poloninë fqinjë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, deri tani rreth 3 milionë njerëz kanë lënë Ukrainën që pas 24 shkurtit kur nisi sulmi rus në vend.
*
Ofensiva e Rusisë në Ukrainë “ka ngecur në të gjitha frontet”, të paktën kështu ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe. Në vlerësimin e saj është thënë se forcat ruse “kanë bërë përparim minimal në tokë, det apo ajër në ditët e fundit dhe se vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha”.
Burimi: The Guardian