Bota

‘Askund tjetër në botë njerëzit nuk janë më të rrezikuar se në këtë vend,' thotë OBSH

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2022

‘Askund tjetër në botë njerëzit nuk janë më

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar botës të mos harrojë krizën humanitare në Tigray, duke thënë se edhe në mes të luftës në Ukrainë nuk ka "asnjë vend në tokë" ku njerëzit janë më të rrezikuar sesa rajoni i izoluar në veri të Etiopisë.

Lufta në Tigray është një luftë civile e vazhdueshme që filloi më 3 nëntor të vitit 2020 dhe po zhvillohet mes forcave lokale të Tigray-t dhe forcave të Etiopisë dhe Eritresë. Të gjitha palët kanë kryer krime lufte dhe për shkak të konfliktit, vendi po përballet me një krizë të thellë humanitare.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, është nga Tigray dhe ka shkaktuar zemërimin e qeverisë etiopiane në të kaluarën pasi e akuzoi për vendosjen e rajonit nën një bllokadë.

“Po, unë jam nga Tigray. Dhe kjo krizë më prek mua, familjen time dhe miqtë e mi shumë personalisht,” tha ai në një konferencë në Gjenevë. “Por si drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, unë kam për detyrë të mbroj dhe promovoj shëndetin kudo ku është nën kërcënim dhe nuk ka asnjë vend tjetër në tokë ku shëndeti i miliona njerëzve është më i rrezikuar sesa në Tigray.”

‘Askund tjetër në botë njerëzit nuk janë më

Duke përmendur pushimin rus në Ukrainë, ai shtoi: “Ashtu siç vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Rusisë që të bëjë paqe në Ukrainë, kështu duhet t'i bëjmë thirrje Etiopisë dhe Eritresë që t'i japin fund bllokadës, rrethimit dhe të lejojnë ekipet e shpëtimit për të furnizuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë.”

OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të dërgojë furnizime urgjente ushqimore në Tigray që nga mesi i dhjetorit. OBSH dhe mjekët në terren kanë thënë se sasia që arrin nuk mjafton për të përmbushur nevojat e popullatës.

Stafi në spitalin më të madh në Tigray tha për Guardian në fillim të këtij muaji se pacientët po vdisnin për shkak të mungesës së furnizimeve mjekësore. Tedros tha se nuk kishte asnjë trajtim në dispozicion për 46,000 njerëz me HIV. “Programi [shëndetësor] është braktisur. Njerëzit me tuberkuloz, hipertension, diabet dhe kancer gjithashtu nuk po trajtohen dhe mund të kenë vdekur,” shtoi ai.