Kinema & TV

Netflix rikthen serialin hit ku luan Volodymyr Zelensky

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2022

Netflix rikthen serialin hit ku luan Volodymyr Zelensky

“Servant of the People” (Shërbëtori i popullit), seriali satirik që nisi karrierën politike të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, është sërish i disponueshëm për t'u parë në Netflix.

Seriali qëndroi në platformë nga vitit 2007 deri në vitin 2021, por Netflix njoftoi se e kanë rishfaqur sërish.

Netflix rikthen serialin hit ku luan Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas fitoi famë fillimisht në “Servant of the People” ku luajti rolin e një mësuesi të ndershëm shkolle, i cili zgjidhet president dhe i tejkalon ligjvënësit e tjerë.

Seriali nuk e bëri Zelensky-n vetëm një yll filmi. Ai shërbeu si trampolinë për fushatën presidenciale në jetën reale. Partia e tij u quajt po njësoj, “Shërbëtori i Popullit”. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga finalja e shfaqjes, komediani u zgjodh president i Ukrainës.

Netflix rikthen serialin hit ku luan Volodymyr Zelensky

Figura e tij tashmë - një figurë që për shumë njerëz përfaqëson liderin ideal, njeriun e patrembur dhe rezistencën - ka ngjallur interes edhe për të parë serialin.