Pushteti

Ndahet nga jeta Madeleine Albright, ish-sekretarja e parë amerikane e shtetit

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2022

Ndahet nga jeta Madeleine Albright, ish-sekretarja e parë amerikane e

Madeleine Albright, ish-sekretarja e parë amerikane e shtetit, e cila ndikoi shumë në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar familja e Albright, duke shtuar se prej kohësh ajo luftonte me kancerin. 

Albright ishte një figurë shumë e rëndësishme në administratën e presidentit Bill Clinton. Ish-sekretarja e shtetit mbrojti zgjerimin e Natos-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar genocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti gjer në fund të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Në një artikull të publikuar në New York Times, një muaj më parë, pak para se Rusia të sulmonte Ukrainën, shkruhej se Albright mendonte se lideri rus, Vladimir Putin po bënte "gabim historik" duke sulmuar Ukrainën dhe e paralajmëroi për kosto të mëdha që do t'i paguante populli rus. 

Ndërkohë zëri i saj ka qenë shumë i rëndësishëm edhe për vendin tonë dhe situatën në Kosovë. Në një postim të publikuar pak minuta më parë, kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta, duke e quajtur si "gruan që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Burimi: CNN