Fatkeqësisht, komentet për peshën e dikujt vazhdojnë edhe në vitin 2022. Këtë herë, ishte radha e bashkëshortes së aktorit Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith. Keely, nënë e dy fëmijëve, u komentua disa herë lidhur me peshën derisa postimi u fshi, por megjithatë aktori reagoi.
Dikush shpërndau një foto të vjetër të Pierce dhe gruas së tij, së bashku me një foto të kohëve të fundit, duke vënë në dukje ndryshimin në peshë.
Brosnan iu përgjigj komenteve duke thënë:
"Unë e adhuroj çdo pjesë të trupit të saj!"
Ai shtoi edhe se Keely-t më parë i kishin ofruar të bënte operim lidhur me peshën, por asnjëri prej tyre nuk kishte qenë dakord. Dyshja janë bashkë prej më shumë se 20 vitesh dhe përvjetoret, shoqërohen shpesh me dedikime të ëmbla!
Ish-James Bond (1995), Pierce Brosnan, ka qenë i martuar me Keely Shaye Smith që nga viti 2001. Pierce u takua me Keely kur ai kishte humbur gruan e tij të parë, një aktore australiane të quajtur Cassandra Harris, nga kanceri në vezore. Ata u martuan në vitin 2001 me një ceremoni martese private.
Burimi: Bright Side