Sport

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia – reagimet dhe memet

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2022

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia –

Azzuri-t do ta shohin Kupën e Botës Katar 2022 në nëntor dhe dhjetor nga divani i shtëpisë. Sado e pabesueshme të duket, kampionët e Europës nuk arritën të kualifikoheshin në Kupën e Botës.

Një gol i minutave të fundit i Aleksandar Trajkovski-t bëri që Maqedonia e Veriut të trondiste Stadio Barbera në Palermo duke vulosur moskualifikimin e Italisë.

Tifozët ishin në shok; kjo është hera e dytë radhazi që Italia nuk kualifikohet në kompeticionin më të rëndësishëm në botë pas Rusi 2018.

Tifozët u çuditën sepse Italia dominoi ndeshjen, por nuk arriti të gjente rrjetën, ndërsa kundërshtarët shënuan gol në vetëm dy goditje drejt rrjetës.

Reagimet dhe memet pasuan në internet:

Kampionët e Europës nuk shkojnë në Kupën e Botës 2022

Kupa e Botës 2022, por Maqedonia e Veriut ka të tjera plane...

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia –

“Dua të marr pak kohë dhe të t’i them ‘respekte’ Italisë që është shteti i parë i madh që bojkoton Kupën e Botës në Katar. Okay, më mbaruan shakatë, po shkoj të fle.”

Ndonjë tifoz i Gjermanisë ky:

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia –

Cristiano Ronaldo dhe tifozët e Portugalisë duke menduar se do të përballen me Italinë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar dhe pastaj shfaqet Maqedonia e Veriut:

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia –

Ikën Italia...Fansat e Ronaldos dhe Portugalia drejt Kupës së Botës:

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia –

S’mund të jetë e vërtetë: Maqedonia e Veriut eleminon Italinë nga Kupa e Botës

Kupa e Botës 2022: Njerëzit në shok, eleminohet Italia –

Italia duke shkuar në Katar...

Dhomat e zhveshjes së futbollistëve të Maqedonisë së Veriut pasi eleminuan Italinë:

Dhe e preferuara jonë: