Pozitive :)

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2022

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

1. Zbulimi i enzimës është një tjetër hap drejt shpërbërjes së mbetjeve plastike me 'efikasitet të mahnitshëm'

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë që ka aftësinë e jashtëzakonshme për të zbërthyer tereftalatin (TPA) - një nga blloqet kimike të ndërtimit të plastikës polietileni tereftalat (PET), i cili përdoret për të bërë shishe pijesh për përdorim të vetëm, veshje dhe qilima. 

"Vitet e fundit janë bërë përparime të jashtëzakonshme në inxhinierinë e enzimave për të zbërthyer plastikën PET,” tha profesor McGeehan, i cili është Drejtor i Qendrës për Inovacionin e Enzimave të Universitetit Portsmouth.

2. MacKenzie Scott dhuron 436 milionë dollarë për bamirësi

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Filantropja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka dhuruar 436 milionë dollarë për Habitat for Humanity, një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse amerikane.

"Kjo dhuratë tepër bujare do të na lejojë të rrisim në mënyrë dramatike kapacitetin dhe të zbatojmë programe që do të kenë një ndikim shumë brezash në komunitetet rreth SHBA-së dhe misionin tonë global për shumë vite në vijim,” tha CEO i Habitat for Humanity, Jonathan Reckford.

3. Të mbijetuarit e Holokaustit ribashkohen pas 80 vitesh

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Jack Waksal dhe Sam Ron, që u njohën gjatë Holokaustit, u takuan përsëri 80 vjet më vonë në South Florida.

Pasi përjetuan punën e skllevërve në Kampin e Punës Pionki në Poloni, të dy u ndanë kur Waksal u arratis në pyll dhe Ron u zhvendos në një kamp tjetër. Asnjëri nuk e dinte se tjetri kishte mbijetuar, derisa Waksal mori pjesë në një darkë të Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në South Florida dhe gjeti shokun e vjetër. Waksal ndjeu sikur po shihte vëllain e tij.

“Ai u hodh nga vendi i tij dhe erdhi me vrap pranë meje dhe më tha se ti je vëllai im. Unë isha shumë i emocionuar, normalisht nuk jam shumë emocional,” shpjegoi Ron, sipas NBC Miami.

4. Mesatarisht, numri i viteve të shëndetshme që jeton një person është në rritje

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Sipas një studimi të ri, numri i viteve të shëndetshme që një person jeton është mesatarisht në rritje edhe për njerëzit me sëmundje të zakonshme kronike. Ka pasur përparime në kujdesin shëndetësor gjatë dekadave të fundit që do të thotë se shumë njerëz me sëmundje kronike shëndetësore po jetojnë më gjatë.

5. Njerëzit, të aftë të përshtaten gjithmonë

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Qeniet njerëzore, pavarësisht prirjes sonë për drama, janë krijesa jashtëzakonisht elastike dhe të aftë të përshtaten në pothuajse çdo gjë. Një ekip shumëdisiplinor nga Harvard dhe Stanford kreu intervista me 3,113 pjesëmarrës gjatë periudhës shtatëmujore nga marsi deri në shtator 2020 dhe pyetën popullatën amerikane për të zbuluar se cilat gjëra njerëzit i konsiderojnë si avantazhet e pandemisë.

Duke përdorur analizën statistikore, studiuesit grupuan fjalët dhe temat së bashku për të gjetur fjalitë më të zakonshme të njerëzve, si: koha cilësore me familjarët, jeta u ngadalësua, mund t’i bëja gjërat me qetësi etj.

6. Identifikohet një gjen që mund të parandalojë sëmundjen e Parkinsonit

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Një ekip nga Universiteti i Gjenevës (UNIGE) ka hetuar shkatërrimin neuroneve. Shkencëtarët identifikuan një proteinë kyçe te mizat dhe gjithashtu te minjtë, e cila ka një rol mbrojtës kundër kësaj sëmundjeje dhe mund të jetë një objektiv i ri terapeutik.

7. Tom Hanks surprizon të panjohurën: “E humbëm fare”

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Për të disatën herë, Tom Hanks surprizoi një nuse, këtë herë në Pittsburgh. “Përshëndetje, unë jam Tom Hanks, do të doja të bëja një foto me ty," tha aktori pasi pa nusen Grace Gwaltney jashtë hotelit Fairmont. “Ne të gjithë e humbëm fare," tha fotografi i dasmës Rachel Rowland për RCRA. “Shoqërueset e nuses u hodhën nga limuzina dhe ai pozoi dhe i uroi të gjithë. Ishte thjesht kaq situatë e ëmbël dhe argëtuese!”

8. 24-vjeçari lë punën për të ofruar udhëtime në Skoci

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Një i diplomuar për biznes po çon turistë në udhëtime aventureske në mes të malësive skoceze – me një autobus shkolle. Angus Luff, i cili u diplomua në vitin 2019, la punën si konsulent menaxhimi në Leicester, Angli, për të realizuar ëndrrën e tij për të krijuar një bujtinë të vogël mbi rrota.

I quajtur "The Bonnie Camper", autobusi është shndërruar në një shtëpi lëvizëse me shtretër, zona ndenjëse dhe një kuzhinë për deri në gjashtë persona.

Ai organizon udhëtime rrugore nëpër malësi, duke organizuar aktivitete në natyrë si shëtitje, çiklizëm, rafting dhe not në liqene gjatë rrugës.

9. Universiteti jep një bonus të papritur për të gjithë punonjësit duke i falenderuar për shërbimin e tyre gjatë Covid

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Rektori i Universitetit Vanderbilt po i vlerëson të gjithë punonjësit për punën e zellshme gjatë dy viteve të fundit me një bonus surprizë në pagat e tyre. Të gjithë fakultetet, personeli dhe doktorantët e kualifikuar, do të marrin një bonus prej 1,500 dollarësh në pagat e marsit.

10. Historia e patreguar e vitit 2021: Njerëzit u bënë më të sjellshëm

Normat globale të ndihmës ndaj të huajve, vullnetarizmit dhe dhurimit për bamirësi janë gati 25% mbi nivelet para pandemisë. “Përgjigja mbizotëruese ndaj vuajtjes nuk është egoizmi. Është dhembshuri. Kohët më të këqija nxjerrin më të mirën tek ne,” thotë Adam M. Grant, autor i shkencave shoqërore dhe profesor në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë, i specializuar në psikologjinë organizative.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Shënim: Ky është një artikull i Anabel, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Anabel Media dhe duke vendosur linkun e artikullit origjinal.