Një variant i ri i Covid-19, i cili përbëhet nga dy shtame të Omicron, mendohet të jetë edhe më infektiv se ai. Për momentin, ekspertët e shëndetit po gjurmojnë llojin, të emërtuar si XE, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani po raportohet në vende të tjera gjetkë.
Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, XE është një kombinim i BA.1 dhe BA.1. BA.1 është varianti origjinal i Omicron, ndërsa BA.2 u zbulua për herë të parë në nëntor dhe tani është shfaqur si lloji dominues i koronavirusit në më shumë se 60 vende.
Dr. Simon Clarke, një profesor i asociuar në Mikrobiologjinë Qelizore në University of Reading, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press më 8 prill se ishte shumë herët për të gjykuar XE.
"Ka shumë për të mësuar rreth këtij virusi rikombinant," tha ai. Një rikombinant ndodh kur njerëzit infektohen me dy ose më shumë variante të virusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron XE, por ende nuk e ka konsideruar si variant shqetësues ose variant me interes. Deri tani, XE është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoni.
- Studimi: Omicron shkakton simptoma të ndryshme nga Delta – ja cilat janë
- Dyshohet se qarkullon në Shqipëri: Ç’duhet të dini për nënvariantin e Omicron
- Keni plane për të udhëtuar jashtë: A duhet t'i anuloni për shkak të luftës në Ukrainë?
- Pse disa njerëz nuk janë infektuar kurrë me Covid?
- Dy studime të reja tregojnë nga e pati origjinën Covid-19 që shkaktoi pandeminë