Cardi B dhe Offset u bënë sërish prindër në shtator dhe së fundmi zbuluan emrin e djalit.
Tani ju prezantojmë me Wave Set Cephus! Cardi publikoi foton e vogëlushit shoqëruar me një emoji të valës së detit (nga anglistja, wave – valë).
Reperja u shpreh se kur Offset sugjeroi emrin Wave , ajo ra dakord menjëherë.
View this post on Instagram
Wave erdhi në jetë në shtator. Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar, ka një vajzë me Offset, Kulture, 3 vjeç. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, ka tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme: Jordan, 12 vjeç, Kody, 7 dhe Kalea, 7.

Cardi B, Offset dhe fëmijët në kopertinën e Essence.
Cardi dhe Offset u martuan në fshehtësi në 2017-n dhe u ndanë shkurtimisht në vitin 2020.