Pozitive :)

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2022

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Një trajtim i ri do të ndihmojë pacientët me Alopeci të rrisin flokët e tyre

Një studim i ri i Yale tregon se një në tre pacientë me një sëmundje (në shkallë të rëndë) të lëkurës arritën t'i rrisnin sërish flokët pasi u trajtuan me një ilaç të zakonshëm artriti.

Studimi bazohet në provat klinike të Fazës 3 duke përdorur baricitinib, një inhibitor Janus kinase (JAK), për të trajtuar areata alopecia, një sëmundje shpesh e lëkurës që shkakton humbjen e shpejtë e flokëve, vetullave dhe qerpikëve.

Aktualisht nuk ka një trajtim të miratuar nga FDA për këtë sëmundjen.

Shkencëtarët "rigjenerojnë" moshën e qelizave të lëkurës me  të paktën 30 vjet 

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një metodë për të 'mundur kohën' e qelizave e lëkurës së njeriut me 30 vjet, duke ndalur kështu orën e plakjes për qelizat pa humbur funksionin e tyre kryesor.

Programi kërkimor i epigjenetikës ka qenë në gjendje të restaurojë pjesërisht funksionin e qelizave të vjetra, si dhe ripërtëritjen e masave molekulare të moshës biologjike në qelizat e tjera.

Ndërsa në fazat e hershme të eksplorimit, ky zbulim nga Instituti Babraham mund të revolucionarizojë mjekësinë rigjeneruese.

Metoda e re, (e bazuar në teknikën fituese të çmimit Nobel që shkencëtarët përdorin për të bërë qelizat burimore), kapërcen problemin e fshirjes së tërësishme të identitetit qelizor duke ndaluar riprogramimin e një pjese të rrugës përgjatë procesit. Kjo u dha mundësi studiuesve të gjenin ekuilibrin e saktë midis riprogramimit të qelizave, duke i bërë ato biologjikisht më të reja, ndërkohë që ishin ende në gjendje të rifitonin funksionin e tyre të specializuar qelizor.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Ky burrë fitoi €200,000,000 në një lotari dhe i dhuroi të gjitha për të shpëtuar Tokën

€200,000,000: Kjo është shumë që një francez (që zgjodhi të qëndrojë anonim) fitoi në jackpot, dhe gjejeni çfarë? Do t'i dhurojë të gjitha për ruajtjen e pyjeve tropikale të shiut në Afrikën Perëndimore dhe gjithashtu pyjeve në vendin e tij të lindjes. 

Njeriu me fat është i vendosur të shpëtojë natyrën, biodiversitetin dhe rrjedhimisht të gjithë familjet. 

"Unë luaj vetëm kur ka lotari të fuqishme, me një qëllim të vetëm: të krijoj një fondacion timin."- është shprehu ai.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota