Social Buzz

Çfarë ka interneti me turmën në Coachella?

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2022

Çfarë ka interneti me turmën në Coachella?

Festivali i muzikës dhe arteve, që mbahet çdo vit në Kaliforni, po zhvillohet nga data 15 deri në 24 prill dhe të ftuarit janë disa nga këngëtarët më të njohur e më të suksesshëm të momentit: Doja Cat, Harry Styles, The Weeknd etj.

Megjithatë, duket se diçka nuk shkon. Njerëzit kanë vënë re se turma dukej e lodhur, madje në disa video Doja Cat duket thuajse e mërzitur sepse turma nuk po këndon as edhe një copëz teksti të këngëve të saj më virale.

Ja disa video që po qarkullojnë në internet:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wigs & Tea (moonquake era) (@wigsandtea)

“Më mirë të qëndronin në shtëpi dhe të m’i jepnin mua biletat”, “Nëse nuk emocionohesh as me Doja Cat, më mirë mos shko fare në festival”, “Si mund të paguash $700 dhe të sillesh si i vdekur pranë Doja Cat?”, “Me të tjerët? E kuptoj. Por të rrish e qetë kur këndon The Weeknd?” - ishin vetëm disa nga komentet e njerëzve.

Burimi: Wigs & Tea