Karriera

Kur është 'shumë herët' për t'u larguar nga një vend pune

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2022

Kur është 'shumë herët' për t'u larguar

Urgjenca për të lënë një vend të ri pune shpesh shoqërohet me ndjesi të sikletshme, por na ndodh të gjithëve. Sipas një studimi të kryer në 2018-ën, 30% e punonjësve e kanë lënë punën gjatë 90 ditëve të para. Cilat ishin arsyet?

1. 43% thanë se pozicioni i përshkruar gjatë intervistës së punës, nuk përkonte me realitetin.

2. 34% thanë se u bë shkak një incident i pakëndshëm.

3. 32% u larguan prej kulturës së keqe të kompanisë.

Pavarësisht arsyeve që kemi për të lënë një punë, na mundon pyetja: "A mos po largohemi shumë herët? Ne sapo filluam."

Kur nuk je "fare herët" për të hequr dorë nga puna që sapo ke nisur?

1. Kur e ndjen që po punon në një vend toksik pune.

Asgjë nuk të bën të largohesh nga një vend pune sesa ambienti toksik që të rrethon. Kjo është arsye shumë e fortë për t'u larguar që në ditët/javët e para pasi një mjedis i pashëndetshëm ndikon në shëndetin mendor. Nuk mund të jesh produktiv dhe me performancë të lartë nëse punon nën presion, ankth apo frikë.

2.  Punë është një lëmsh i vërtetë dhe komplet ndryshe nga çfarë t'u premtua

Nëse asgjë nuk përputhet me çfarë t'u tha në intervista, s'është kurrë herët. Nëse vendi i punës nuk përkon me rregullat dhe etikën tënde, pra e ke të pamundur të gjesh veten, mund të largohesh që ditën e dytë. 

3. Kur merr një tjetër ofertë më të mirë që përputhet me objektivat e tua

Nëse çmimi që duhet të paguash për një vend më të mirë pune është të lësh vendin aktual, bëjeni. Shkoni aty ku mendoni se eksperienca, koha dhe energjia e shpenzuar do t'ju shpërblehet në të ardhmen.

Burimi: Huffington Post