Të gjithë e ëndërrojnë gjumin e mirë, të pandërprerë dhe të qetë. Fatkeqësisht, me kalimin e moshës, netët e pagjumësisë bëhen më të shpeshta, për shkak të ndryshimeve që pëson trupi. Mund t'ju duket qesharake apo i pabesueshëm fakti që një hile e vockël mund t'ju zgjidhë gjithë problemet me gjumin.
E kemi fjalën për pizhamat! Duhet të hiqni para gjumit për gjithë arsyet më poshtë!
1. Duke hequr rrobat, ka shumë gjasa që gjumi t'ju zërë më shpejt se zakonisht
Temperatura e trupit rregullohet shpejt duke marrë sinjalin se është koha për të pushuar. Sipas ekspertëve, temperatura e trupit ka ndikim shumë të madh në cilësinë e gjumit që bëjmë.
2. Duke fjetur pa pizhama, përmirësoni edhe shëndetin mendor
Ekspertët kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes mungesës së gjumit dhe depresionit. Duke mos fjetur mjaftueshëm ju jeni më të stresuar, ankthiozë dhe rrjedhimisht jo funksionalë në gjërat e përditshmërisë suaj. Provoni të flini nudo dhe shihni sesi humori juaj do të ndryshojë!
3. Ndikon tek riprodhimi si tek burrat ashtu dhe tek gratë
Të brendshmet e ngushta tek burrat ndikojnë tek cilësia e spermës e ndërsa tek gratë, rriten shanset e infeksioneve vaginale.
4. Do ta doni edhe më shumë trupin tuaj
Kur jemi në dush kemi tendencën të mos i kushtojmë shumë vëmendje detajeve të trupit, ndërsa duke fjetur pa rroba i jepni "një shans" vetes për t'i kushtuar më shumë kohë, për ta pranuar dhe pëlqyer më shumë veten me gjithë të mirat dhe defektet që ju bëjnë unikë.