KORONAVIRUS

Rikthim i plotë i normalitetit: Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2022

Rikthim i plotë i normalitetit: Komiteti i Ekspertëve njofton masat e

Gjatë ditës së sotme, përmes një komunikimi me mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar për masat e reja në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. 

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se në kuadër të të dhënave pandemike është vendosur që të hiqet mbajtja me detyrim e maskës.

Ndër të tjera, Rakacolli deklaroi se do të hiqet kufizimi për muzikën e lejuar deri në 23:00 si dhe do të rihapen club-et e natës. 

“Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin per vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e  maskave, por mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në vendet e pa ajrosura. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Virusi është akoma prezent ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat për vaksinimin ndaj Covid 19."- u shpreh ajo.

Ndërkohë për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë nuk do të kërkohet pasaporta e vaksinimit.