Celebrity Style

Kendall dhe Hailey u veshën fiks siç ti & shoqja e ngushtë do të doni të visheni të shtunën tjetër

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2022

Kendall dhe Hailey u veshën fiks siç ti & shoqja e ngushtë
Photo Credits: Pinterest

Të shtunën mbrëma, Kendall Jenner dhe Hailey Bieber *e kishin bërë me plan* të koordinonin veshjet dhe gjejeni çfarë? Ja dolën ta bënin për mrekulli, secila në stilin e saj unik! 

Kendall dhe Hailey u veshën fiks siç ti & shoqja e ngushtë
Photo Credits: GOTHAMGETTY IMAGES

Dyshja e famshme, zgjodhi tonet e çokollatës për të rrëmbyer sytë e të gjithëve rrugëve të Neë York-ut. Mjafton vetëm të shihni një foto që t'i dhe shoqja jote e ngushtë të frymëzoheni për të shtunën e ardhshme. 

Kendall dhe Hailey u veshën fiks siç ti & shoqja e ngushtë
Photo Credits: GOTHAMGETTY IMAGES

Jenner u shfaq e veshur me një mini-fund lëkure kafë dhe një xhaketë vintage lëkurë dhe me pupla. S'ka asnjë arsye në botë për t'i fshehur këmbët e saj, prandaj vendosi ta kombinojë veshjen me një palë çizme të gjata që ia nxjerrin edhe më në pah. 

Nga ana tjetër, Bieber mbante veshur një xhaketë lëkure në po të njëjtën ngjyrë me fundin e Jenner, palë pantallona të gjera në fund në ngjyrë çokollatë dhe një bluzë me printe në të njëjtat tonalitete.

Të dyja dukeshin chic, elegante, stil, por mbi të gjitha në një linjë!