Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

4 Maj 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

BE përgatit sanksione të reja ndaj naftës dhe bankave ruse

Bashkimi Europian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me sulmin kundër Ukrainës. Sipas diplomatëve europianë, në qendër do të jetë industria e naftës, më shumë banka ruse dhe ata që janë përgjegjës për dezinformimin.

“Ne po punojmë për paketën e gjashtë të sanksioneve që synon të heqë edhe më shumë banka (ruse) nga sistemi SWIFT, do të listojë aktorët e dezinformimit e të godasë importet e naftës“,- shkruan në një postim në Tëitter Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme në BE.

Sipas zyrtarëve evropianë raundi më i fundit i sanksioneve do të prekë gjithashtu “Sberbank SBER.MM”, huadhënësi kryesor i Rusisë, duke e shtuar atë në listën e disa banka që tashmë janë përjashtuar nga sistemi SWIFT, i cili lehtëson pagesat ndërkombëtare. Të gjitha masat e propozuara priten t'i paraqiten për miratim 27 vendeve anëtare të BE-së.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi Perëndimin të martën se ai mund t’i ndërpresë eksportet e mos respektoje marrëveshjet si përgjigje ndaj barrës së sanksioneve të vendosuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mark Zuckerberg u bë $11 miliardë më i pasur brenda një dite

Thuajse dy muaj pasi humbi statusin e tij në listën e 10 njerëzve më të pasur në botë, Mark Zuckerberg nuk iu desh të priste gjatë për "t'u rikuperuar". Aksionet e Meta-s, kompania mëmë e Instagramit dhe Facebook, u rritën me 17% të enjten, duke e bërë kështu themeluesin e saj $11 miliardë më të pasur brenda ditës. 

Edhe pse Meta humbi parashikimet e të ardhurave të Wall Street për tremujorin e parë dhe shënoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave në vite, investitorët po festonin kthesën e saj në numrat e përdoruesve - një metrikë kryesore për reklamuesit.

Përgjigja marramendëse e së enjtes ishte në kontrast të plotë me rezultatet katastrofike të Metës në tremujorin e katërt, të cilat çuan në rënie të aksioneve në fillim të shkurtit, rënia më e madhe një ditore në historinë e Wall Street. Kjo humbje e rrëzoi gjithashtu Zuckerberg, i cili zotëron 13% të Meta, nga vendi i tij 9-të në mesin e më të pasurve të botës. 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Argjentinë janë zbuluar mbetjet e një dinosauri

Në Argjentinën jugore janë gjetur së fundmi mbetjet e një grabitqari që sipas ekspertëve i përket familjes së dinosaurëve, 9 dhe 10 metra i gjatë, që ka jetuar 70 milionë vjet më parë. 

“Ishte një kafshë e madhe, dhe me sa duket nga matjet që kemi marrë dhe krahasimet, do të ishte një nga grabitqarët më të mëdhenj të dokumentuar ndonjëherë. Është gjithashtu një nga grabitqarët e fundit që ka banuar në planet përpara zhdukjes së dinosaurëve, rreth 66 milionë vjet më parë”.- jep detaje një prej zbuluesëve.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo Courtesy of CNN

Nis sot zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri

Procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit nisin zyrtarisht sot! Në orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Për këtë Partia Socialiste ka propozuar datën 10 maj, ndërsa Partia Demokratike ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.

Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari.

Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të. Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Po ashtu, ka përjashtuar edhe emrin e Vali Bizhgës, drejtoreshës së kabinetit në kryeministri, një emër i lakuar nga ish-kryeministri Berisha.

E gjithë procedura e zgjedhjes së presidentit të ri pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, BBC, Euroneës.al