
*
Të paktën 156 të evakuuar më në fund arritën të largoheshin nga një fabrikë çeliku në qytetin e shkatërruar të Mariupolit.
*
Sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës vranë 21 civilë dhe plagosën 27 të tjerë të martën. Autoritetet thanë se ishte numri më i lartë ditor i vdekjeve në rajon që nga një sulm muajin e kaluar në një stacion hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, ku mbetën të vrarë 50 njerëz.
*
Katër korridore humanitare janë planifikuar për t'u hapur nga Mariupoli drejt qytetit të Zaporizhzhia të mërkurën, "nëse situata është mjaftueshëm e sigurtë" për ta lejuar.
*
Nënstacionet e energjisë në Lviv u goditën nga raketat ruse të martën në mbrëmje, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi. Nga goditja raportohet se ka mbetur i plagosur një person.
*
Sanksionet e BE-së që synojnë të thyejnë "makinerinë ruse të luftës" janë të pashmangshme,- tha presidenti i Këshillit Evropian. Një propozim për ndalimin e importeve ruse të naftës do të diskutohet nga ambasadorët e vendeve anëtare në Bruksel të mërkurën.
*
Boris Johnson tha se "Ukraina do të fitojë" kundër Rusisë dhe "do të jetë e lirë" në një fjalim në parlamentin ukrainas përmes një komunikimi online.
*
Vladimir Putin iu drejtua presidentit të Francës, Emmanuel Macron duke i thënë, se "vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase". Putin raportohet se i ka thënë Macronit për qasjen ruse ndaj negociatave me Kievin. Putin nënshkroi një dekret për sanksione hakmarrëse ekonomike kundër perëndimit. Sipas Reuters, sanksionet janë në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”.
*
Pushtimi rus i Ukrainës po shkakton dëme në infrastrukturën e vendit me një kosto prej 4.5 miliardë dollarësh (3.6 miliardë £) në javë. Sipas vlerësimeve të përpiluara nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit (KSE), dëmi ka arritur në 92 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit në shkurt.
*
Burrat dhe djemtë janë ndër viktimat e dyshuara të përdhunimit nga ushtarët rusë në Ukrainë, ku dhjetëra raste të dhunës seksuale nga forcat pushtuese janë tashmë nën hetim,sipas zyrtarëve të OKB-së dhe ukrainas.
Burimi: The Guardian