Pozitive :)

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2022

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

12-vjeçari mblodhi 325,000 dollarë – jo për vete – por për fëmijët ukrainas

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Photo Credits: Richard R Clark/Twitter

Pasi projekti i përpunimit të drurit të një djali të vogl u bë viral, ai shfrytëzoi ndjekësit e tij të rinj në internet për të mbledhur para - jo për vete - por për fëmijët e Ukrainës.

Kur babai krenar i Gabriel-ut postoi për pasionin e djalit të tij, gdhendjen e tasave prej druri, postimi u bë viral - dhe ndjekësit e tij në Instagram u shtuan me qindra në vetëm 48 orë.

Ata kanë mbledhur mbi 325,000 dollarë dhe do të bashkëpunojnë me Save the Children për t’u dhënë fondet për fëmijët e Ukrainës.

Ushtria amerikane ktheu një tortë që i vodhi vajzës italiane në 1945

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Photo Credits: Departamenti Amerikan i Mbrojtjes

Në vitin 1945, ushtarët amerikanë vodhën një tortë ditëlindjeje nga një vajzë italiane 13-vjeçare, teksa ata ishin në betejë me pushtuesit nazistë. 77 vjet më vonë, Departamenti i Mbrojtjes ktheu tortën e ditëlindjejes për Meri Mion në një ceremoni të mbajtur në qytetin e Vicenza-s.

Gruaja fitoi lotarinë prej 145 milionë dollarë dhe dhuron gjysmat

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Photo Credits: National Lottery

Frances Connelly nga Irlanda ka dhuruar 74 milionë dollarë nga shuma që fitoi në lotari. Ajo e quan veten “të varur” nga dëshira për të ndihmuar të tjerët. Frances ka ndihmuar njerëzit që nga fëmijëria.

Shkencëtarët zbulojnë shkakun gjenetik të lupusit, një sëmundje kronike autoimune

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Photo Credits: Getty Images

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka identifikuar një shkaktar të sëmundjes autoimune lupus brenda mutacioneve të ADN-së. Aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen kronike autoimune e cila shkakton inflamacion në organe dhe nyje dhe ndikon në lëvizjen dhe lëkurën.

Studiuesit po punojnë me kompanitë farmaceutike për të parë zhvillimin ose ripërdorimin e trajtimeve ekzistuese.