Celebrity

Selena Gomez kërkon falje pas videos, për të cilën njerëzit mendojnë se 'tallet' me Hailey Bieber

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2022

Selena Gomez kërkon falje pas videos, për të cilën

Selena Gomez ka kërkuar falje pasi disa fansa e perceptuan një nga videot e saj në TikTok si një lloj dedikimi ndaj bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey Bieber.

"Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor," tha këngëtarja e "Lose You to Love Me", 29 vjeç, në përgjigje të kritikave. “Njerëz nuk e di se çfarë bëra, por më vjen vërtet keq. 0 qëllime të këqija. Do ta fshij së shpejti.”

Më pas ajo çaktivizoi të gjitha komentet në seksionin e komenteve të videos së TikTok.

Pak ditë më parë, Hailey, 25 vjeç, e cila do të krijojë një linjë të kujdesit të lëkurës, postoi një seri videosh "Get Ready with Me" në TikTok.

Vetëm disa orë më vonë, Gomez ndau një klip të rutinës së saj të kujdesit të lëkurës, por dukej se po rrotullonte sytë përgjatë videos dhe njerëzit e morën këtë si një lloj talljeje për Bieber.

Mos ndoshta tani janë njerëzit ata që po përpiqen të sajojnë drama, atje ku nuk ka? Shihni videon dhe vendoseni vetë.

Burimi: Page Six