Pozitive :)

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2022

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Fotoja virale: Shpërndau hirin e qenit dhe ja ç’pa më pas

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Foto: Natalie Franko Larason – YouTube

Një foto e shpërndarë në Reddit u bë virale dhe mijëra njerëz u emocionuan nga kjo pamje. Fotografia (dhe video më poshtë) tregon një grua që shpërndan hirin e qenit të saj të dashur, Biscuit, në një park lokal. Ajo e quajti atë një "mrekulli" pasi pa se grushti i hirit kishte formuar një formë të njohur në sekondën e fundit.

Komunitetet e njerëzve që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë kanë krijuar një gjuhë të re të prekjes

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Një gjuhë e re njerëzore, pro-tactile ASL, ka fituar njohje. Ata që as nuk mund të shohin e as të dëgjojnë përdorin trupin e një personi tjetër si kanavacë mbi të cilën mund të komunikojnë një numër pothuajse të pafund idesh e ndjenjash. Komunikimi nuk është vetëm fusha e fjalëve dhe tingujve - është një formë mirëkuptimi mes njerëzve. Themeluesja e Tactile Communications, Jelica Nuccio, mendon se kjo formë komunikimi po bën një ndryshim të madh në jetën e njerëzve në mbarë vendin.

Trajtimi i leuçemisë akute: Përparim i rëndësishëm nga shkencëtarët

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Foto: Dr. Lance Liotta Laboratory

Shkencëtarët kanë bërë një përparim të rëndësishëm në tejkalimin e rezistencës ndaj ilaçeve të leuçeminë akute mieloide, një kancer i rrallë dhe shkatërrues i gjakut. Në një studim të ri, hulumtuesit nga South Australia University dhe SA Pathology’s Centre for Cancer Biology përshkruajnë se kanë zbuluar një mënyrë për të shkatërruar një proteinë specifike që rrit rezistencën ndaj ilaçeve që zakonisht përdoren për trajtimin e pacientëve me leuçeminë akute mieloide (AML). Ky studim është publikuar në revistën botërore të hematologjisë, Blood.

Qeni futet fshehurazi në shtëpinë e çiftit dhe futet në shtratin e tyre gjatë stuhisë

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Foto: Julie Johnson

Julie Johnson nga Tennessee nuk është e sigurt se mund të ketë qenë një derë e hapur, ose ndoshta një dritare. Ajo di vetëm se në një farë mënyre, disi - një i huaj mundi të hynte lirisht në shtëpinë e saj një natë. Megjithatë, ky i huaj nuk po përpiqej të vidhte, por vetëm të strukej diku. Një bull terrier ngjyrë kafe hyri në shtëpinë e çiftit, u hodh në shtrat pranë Julie dhe burrit të saj Jimmy dhe shkoi të flinte, me kokën mbi jastëk.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Foto: Julie Johnson

Pavarësisht befasisë, në një situatë të tillë, nuk u desh shumë kohë që Jimmy dhe Julie kuptuan se qeni nuk do t’i kafshonte. Julie postoi foto në Facebook për të gjetur pronarët e qenit. Nuk kaloi shumë kohë dhe ata kontaktuan Julie-n. Qeni quhet Nala.

Zhytësit gjejnë unazën 100-vjeçare të një gruaje, pasi i ra në lumë

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota
Foto: SWNS

Një ekip heronjsh të zhytjes i kanë gjetur unazën antike një zonje, të cilës i ra në lumë. Emma Lyon ishte në brigjet e lumit Great Ouse, Angli, të shtunën e kaluar kur unaza 100-vjeçare i ra në ujë. Ajo kontaktoi Bedford Scuba Divers të nesërmen pasi një mik sugjeroi se mund të ndihmonin dhe nuk mund ta besonte se sa shpejt iu përgjigjën lutjes së saj. Në mbrëmjen e së hënës, një ekip zhytësish e gjetën unazën dhe ia dorëzuan Emma-s.