Fashion News

Sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2022

Sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Dolce Gabbana ishte fituesi më i madh në dasmën luksoze të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në vilën Olivetta në Itali, edhe kjo në pronësi të D&G.

Marka veshi jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por të gjitha motrat Kardashian-Jenner si edhe fëmijët e Kourtney-t dhe Travis-it.

“Dizajnerët ishin shumë të lumtur që organizuan këtë rast të veçantë,” tha për Page Six Style një përfaqësues i Dolce & Gabbana. Deri tani, kompania ka fituar 25,4 milionë dollarë përsa i përket ndikimit në media, sipas kompanisë Launchmetrics që analizon performancën e Dolce & Gabbana në media.

Sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

“Vlera e ndikimit në media është mënyra se si ne i caktojmë një vlerë monetare performancës së markës. Ajo llogarit vlerën e çdo postimi, çdo ndërveprimi, çdo artikulli,” tha Alison Bringé nga Launchmetrics, duke shtuar se nisur nga fakti që kanë kaluar vetëm disa ditë që kur ata u martuan, këto shifra janë "super paraprake" dhe do të vazhdojnë të rriten gjatë javës.

“Është një sasi e madhe e vlerës së ndikimit në media për 24 orët e para,” shtoi ajo, duke përmendur martesën e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në vitin 2018 në Indi, e cila zgjati shumë ditë dhe në mënyrë të ngjashme përfshinte ndryshime të pafundme veshjesh.

Sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Ralph Lauren gjeneroi pothuajse 22 milionë dollarë duke veshur Chopra dhe Jonas për ceremoninë e tyre – një numër që Dolce & Gabbana e ka tejkaluar tashmë me dasmën Kourtney-Travis.

Duket se dizajnerët Dolce dhe Stefano Gabbana po përpiqen të “ringjallin” markën e tyre, pas një serie skandalesh dhe kritikash. Kujtojmë se ata janë kritikuar për komentet fyese në lidhje me birësimin te çiftet homoseksuale, fertilizimin in vitro, çështjet e racës etj.

Sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Megjithatë, veshjet e tyre kanë parakaluar në tapetin e kuq të Met Gala, Oscars, Festivali i Filmit në Kanë, gjë që tregon se është e vështirë të injorohet si brand. Njerëzit ndryshojnë shpesh mendje.