Femije

Depresioni te fëmijët: Shkaqet, simptomat, diagnostikimi

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2022

Depresioni te fëmijët: Shkaqet, simptomat, diagnostikimi

Depresioni është një fenomen mjaft i përhapur, për të cilin (nuk) kemi edhe aq shumë informacion. E dëgjojmë, hasim, lexojmë kudo, ama jo gjithmonë dimë të veprojmë në mënyrën e duhur, apo ta identifikojmë. Një rast i vështirë është depresioni te fëmijët, diagnostikimi i së cilit është mjaft sfidues, për shkak se fëmijët jo gjithnjë janë në gjendje ta shprehin.

Cilat janë disa nga shkaqet e depresionin te fëmijët?

E para, lidhet me përvojat jetësore, të cilat lënë gjurmë te fëmijët. Kur kemi të bëjmë me divorcin e prindërve, ndarjen nga jeta të një personi të afërt, bullizmin, abuzime të ndryshme, nisja/ ndryshimi i shkollës, apo shpërngulja nga shtëpia.

E dyta, prindërit autoritarë, të cilët kërkojnë shumë nga fëmijët, i ndrydhin ata, i krahasojnë me të tjerët, apo i shtojnë stres duke i kritikuar për gjithçka.

Një tjetër shkak është edhe shëndeti i fëmijës. Në rast se vuan nga një sëmundje kronike, apo kurimi i së cilës kërkon shumë kohë, fëmija mund të jetë shumë i prirur drejt depresionit.

Historia familjare është po ashtu një shkak. Nëse prindërit apo të afërmit vuajnë nga depresioni dhe kanë episode të ndryshme në prani të fëmijëve, edhe këta të fundit mund të preken prej depresionit.

Simptomat më të zakonshme të depresionit te fëmijët përfshijnë:

- Ndjenjë konstante trishtimi
- Dëshira për izolim
- Ndjesi frike dhe ankthi
- Shpërthime zemërimi
- Rënie e papritur nga mësimet
- Ndryshime në mënyrën e të ushqyerit
- Të qarët pa shkak
- Lodhje e shpeshtë
- Vështirësi në përqendrim
- Shtimi i ndjesisë së fajita
- Mungesë e ulët për ndjekjen e aktiviteteve të preferuara
- Luhatje humori
- Shenja në trup, si pasojë e vetëlëndimit

Shenja të tentativave për vetëvrasje:

- Ndryshime të befta në zakonet e gjumit dhe ushqyerjes
- Izolim social
- Biseda të vazhdueshme për vdekjen apo vetëvrasjen
- Abuzimi me substance narkotike dhe alkool
- Prirje e sjelljeve vetëlënduese
- Prani e vazhdueshme e mendimeve negative

Diagnostikimi i depresionit te fëmijët

Edhe pse nuk është gjithmonë i qartë, prindërit duhet të jenë gjithnjë vigjilentë dhe të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët, në mënyrë që të vërejnë simptoma të ndryshme, të cilat mund të lidhen me depresionin.

Çfarë mund të bëni nëse fëmija juaj ka simptoma depresioni:

- Takimi me një psikolog
- Përfshimi i prindit në terapi, duke iu përgjigjur çdo pyetjeje me sinqeritet të plotë
- Marrja e informacionit mbi mësuesit dhe shokët/ shoqet e shkollës.

Mbani parasysh se vizita me një psikolog është hapi dhe fillesa e parë e një shëndeti të mirë mendor, ndaj nëse vini re shenja të depresionit te fëmijët tuaj, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një profesionisti.

Artikuj të sugjeruar: