Parfumi është një zgjedhje personale, e cila flet shumë mbi karakterin dhe shijet e dikujt, ndaj nuk habitemi nëse një aromë të intrigon dhe do të mësosh më shumë rreth personit që e ka.
Edhe personat e famshëm identifikohen përmes parfumit që mbajnë në përditshmëri dhe janë aq të mirë sa i kanë ndarë edhe me publikun fragrancat e preferuara.
Adele
Adele shquhet për autenticitetin e saj, ndaj një parfum si “Hypnotic Poison” nga Dior nuk mund të mos ishte në shijet e saj. Fragranca lë një aromë të butë vaniljeje dhe amberi.
Rihanna
Jennifer Lawrence apo André Leon Talley e kanë komentuar shumë herë faktin që Rihanna ka një aromë të mrekullueshme, ndaj jemi kuriozuar për parfumin e saj. Më parë, përdorte “Love, Don’t Be Shy” nga Kilian, ndërsa sot, nuk e dimë, por me siguri ndonjë parfum nga linja e saj Fenty.
Hailey Bieber
Në një intervistë për Elle Austria, Hailey tha se nuk e dinte ç’parfum përdorte, por e përshkroi atë si fantastik. “Shishja ka formën e një ylli, në ngjyrë të kuqe”. Dhe përfundimi është “Selfridges”. Hailey, ta gjetëm parfumin!
Meghan Markle
Dukesha përdor “Wild Bluebell” nga Jo Malone London. Parfumi ka një aromë identifikuese dhe shumë të freskët.
Emma Stone
Aktorja është një fanse e “Les Exclusifs de Chanel Gardénia” dhe për habinë e të gjithëve, e sprucon edhe përpara se të flejë, pasi e ndihmon me gjumin. Notat e portokallit, gadenias dhe luleve të bardha janë perfekte për dikë që di të zgjedhë një parfum.
E nëse je kurioz/ e për parfumin që përdorte e ndjera princeshë Diana, është pikërisht “24 Faubourg” nga Hermes.
Artikuj të sugjeruar: