Celebrity

Kim donte shumë të ishte pjesë e festimeve mbretërore, por gjejeni çfarë: E refuzuan!

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2022

Kim donte shumë të ishte pjesë e festimeve mbretërore, por

Një fjali tjetër që s'prisnim ta shkruanim (përveç deklaratës së djeshme): Kim Kardashian është refuzuar nga familja mbretërore për të marrë pjesë në eventet e organizuara për jubileun e mbretëreshës! 

Sipas Daily Mail, përfaqësues të Kim (e cila aktualisht ndodhet në Londër bashkë me partnerin e saj Pete) thonë se 41-vjeçarja "kërkoi bileta" për të qenë pjesë e Platinum Party në Pallatin Mbretëror, por zyrtarët e "refuzuan". 

Pavarësisht përgjigjes negative, Kim ende shpreson të marrë pjesë në festën e organizuar në nder të mbretëreshës dhe po përpiqet "në mënyra të tjera të gjejë bileta". 

Kim donte shumë të ishte pjesë e festimeve mbretërore, por

"Ndodh rrallë të refuzohet pjesëmarrja e saj në një event, por kjo ishte suprizuese. Aq më tepër që ajo nuk e viziton shpesh Britaninë. Kim dhe Pete e duan shumë familjen mbretërore dhe do të donin edhe më shumë të ishin pjesë e këtyre festimeve kaq të veçanta."- u shprehën burime pranë çiftit.

Në fakt, të gjithë do të ishin kureshtarë të shihnim si dukej Kim dhe Pete në Buckingham Palace duke nderuar mbretëreshën, por le të shpresojmë që gjëra të kthehen në favor të saj, siç ka ndodhur deri më tani!

Burimi: Cosmopolitan