Celebrity

Dua Lipa me Aron Piper? Apo Aron Piper me FKA Twigs? Këto video po na konfuzojnë të gjithëve!

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2022

Dua Lipa me Aron Piper? Apo Aron Piper me FKA Twigs? Këto video po na
Photo Credits: The Hollywood Life

Dua Lipa dha një koncert fantastik në Madrid mbrëmë në kuadër të Nostalgia Ultra Tour dhe për disa orë u bë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll. Megjithatë, këngëtarja mori po aq vëmendje, në mos më shumë, me atë që ndodhi pas koncertit.

Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Dua Lipën të shoqëruar nga aktori Aron Piper pas performancës së saj në një klub nate në Madrid.

Piper u bë i famshëm për rolin e tij si 'Ander' në Elite, një serial spanjoll i Netflix.

Aron Piper i ka dhënë fund lidhjes me modelen katalanase Jessica Goicoechea, ndërsa Dua, është ndarë prej kohësh nga ish-partneri, Anwar Hadid.

Dhe ndërkohë që rrjeti u çmend nga videot e djeshme dhe dyshimet se ka diçka mes Duas dhe Aron, sot, këngëtarja FKA Twigs shfaq një video tjetër me Aron Piper: Një puthje pasionante, ndërsa një nga këngët e saj luhet në sfond. 

Mënyrë marketingu e mirë për të njoftuar këngë dhe videoklipe të reja? Apo lidhjen e re? Po me Duan dhe Aron, çfarë u bë?!

Burimi: Marca.com, Buzz Feed