
Skrabi është goxha i mirë, nuk ia mohojmë vlerat, por në fakt, ne kemi një tjetër sugjerim: eksfolimin me furçë trupi në lëkurë të thatë.
Ç’është fërkimi me furçë trupi në lëkurë të thatë?
Është një metodë super e thjeshtë eksfolimi dhe masazhi në trup dhe në fytyrë. Kryhet pa ndonjë kosto të lartë, në kushte shtëpie. Gjithçka të duhet është një furçë trupi (si ato që fërkon shpinën në dush) dhe dëshira për ta parë trupin në formën më të mirë.
E dimë që mund të të duket e çuditshme, por pasi të dish përfitimet, nuk do rrish dot pa e provuar.
Furça e trupit, e cila fërkohet në lëkurë të thatë, largon qelizat e vdekura.
Ndihmon qarkullimin e gjakut.
Stimulon kolagjenin.
Rrit elasticitetin.
Forcon lëkurën.
Ndihmon në minimizimin e celulitit.
Ndihmon në eliminimin e qimeve që rriten nën lëkurë.
Disa këshilla si ta kryesh të gjithë procesin:
Në mëngjes, para se të futesh në dush, lër pak më shumë kohë për veten. Nise fërkimin nga pjesa e sipërme e këmbëve dhe lëvize furçën nga drejtimi i zemrës. Në zonat problematike, të cilat akumulojnë dhjamin (kofshët, krahët), merr pak më shumë kohë. Mos u shqetëso nëse e ndien trupin të ngrohtë pas procesit, përkundrazi, gëzohu sepse ka funksionuar më së miri.
Nëse po pyet veten pse duhet ta lëvizësh furçën në drejtim të zemrës, përgjigjja është e thjeshtë: stimulon sistemin limpatik, qarkullimin e gjakut dhe furnizon trupin me energji.
Artikuj të sugjeruar: