Këngëtari dhe aktori fitues i Grammy-t, Marc Anthony, 53 vjeç, është fejuar me ish-konkurrenten e Miss Universe nga Paraguaj, Nadia Ferreira, e cila është 30 vjet më e re se ai.
Vieë this post on Instagram
Kjo do të jetë martesa e katërt për artistin.
Ai ka qenë martuar më parë me modelen Dayanara Delgado (2000-2004), Jennifer Lopez (2004-2014) dhe me aktoren Shannon De Lima (2014-2017).
Sipas TMZ, Anthony dhe Ferreira festuan fejesën me një darkë në Miami, gjatë majit të këtij viti dhe "së shpejti do të bëhet martesa".
Ferreira, 23 vjeç, ishte Miss Paraguai vitin e kaluar dhe doli në vend të dytë në Miss Universe, pas fitueses, Harnaaz Sandhu nga India.
Marc Anthony, është baba i 6 fëmijëve, nga martesat e mëparshme.
Vieë this post on Instagram
Burimi: Islander News, Bright Side