Nga lajme që NUK prisnim këtë të enjte: Kendall Jenner është sërish single! Ajo dhe i dashuri i saj prej shumë kohës, Devin Booker mësohet se i kanë dhën fund lidhjes!
Burime për Entertainment Tonight thonë se ndarja e dyshes është zyrtare, por ka ende shpresë për rikthim në një të ardhme!
"Kendall ndjen që për momentin janë në rrugë të ndryshme. Këto kohë kanë patur diskutime në lidhje me planet e së ardhmes dhe nuk janë në një linjë."
Që diçka po ndodhte mes çifti u kuptua edhe më herët nga fansat kur asnjëri prej të dyve nuk postoi asnjë detaj për 2 vjetorin e romancës. Të tjerë, vunë re që vëllai i Devin, nuk e ndjek më Kendall-in në Instagram dhe kjo është provë e bindshme në kohërat ku jetojmë.
Hera e fundit kur janë parë bashkë ka qenë në Portofino, Itali për dasmën e Koutney-it me Travis Barker.