Planeti

Minatori gjen një mamuth të mumifikuar 35,000 vjeçar

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2022

Minatori gjen një mamuth të mumifikuar 35,000 vjeçar
Foto Ilustrim
Credits: Museum of Science and Industry, Chicago

Për një minator të ri ishte një ditë e zakonshme pune në vendin Eureka Creek në Kanada, para se të godiste diçka të papritur.

Çfarë ai gjeti u përshkrua nga paleontologu Grant Zazula si “një nga kafshët më të pabesueshme të mumifikuara të epokës së akullit të zbuluar ndonjëherë në botë". Minatori kishte gjetur një kufomë të një foshnjë mamuthi që mendohet se është 35,000-vjeçar.

“Është i përsosur dhe i bukur," i tha Grant Zazula, paleontologu. “Ka një feçkë. Ka një bisht. Ka veshë të vegjël.”

Minatori gjen një mamuth të mumifikuar 35,000 vjeçar
Foto: Dan Shugar/University of Calgary

Trupi i ruajtur pothuajse në mënyrë perfekte sugjeron që mamuthi i vogël mund të ketë mbetur i bllokuar në baltë para se të përfundonte i ngrirë në permafrost gjatë epokës së akullit (permafrost - një shtresë e trashë nëntokësore dheu që mbetet e ngrirë gjatë gjithë vitit; ndodh kryesisht në rajonet polare).

Zazula e përshkroi gjetjen si "zbulimin më të rëndësishëm në paleontologji në Amerikën e Veriut". Me pjesën më të madhe të lëkurës të paprekur, zyrtarët thanë se trupi i mamuthit renditet si gjitari më i plotë i mumifikuar i gjetur në kontinent.