Celebrity Style

Mbretëresha Elizabeth ka prerë flokët dhe duket goxha ndryshe

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2022

Mbretëresha Elizabeth ka prerë flokët dhe duket goxha ndryshe

Lidhja e mbretërorëve me traditën është e pathyeshme dhe disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë, por ndonjëherë as mbretëresha nuk ka aq fuqi sa të përballë tundimin e një modeli të ri flokësh.

Mbretëresha Elizabeth ka prerë flokët dhe duket goxha ndryshe

Në fotot e reja të publikuara së fundmi, mbretëresha Elizabeth është shfaqur me flokë të prera shkurt dhe siç mund ta shihni, duket disi ndryshe. 

Mbretëresha Elizabeth ka prerë flokët dhe duket goxha ndryshe

Më flokët e shkurtuar, gjithnjë duke i qëndruar besnik modelit të saj dhe llojit të prerjes, mbretëresha duket më e rinuar dhe më e freskët, nëse do ta krahasonim me daljet e saj të fundit publike.

Flokët gjatë eventeve për jubileun e 70-vjetorit të saj...

Mbretëresha Elizabeth ka prerë flokët dhe duket goxha ndryshe

Flokët e mbretëreshës së fundmi, gjatë takimit me kreun e New South Wales.

Mbretëresha Elizabeth ka prerë flokët dhe duket goxha ndryshe

Referuar njerëzve që punojnë personalisht me pamjen e saj, thuhet se ndryshimet e pamjes janë shumë të rëndësishme dhe të rralla për mbretëreshën Elizabeth, prandaj vëmendja është kaq e madhe edhe për një prerje të zakonshme flokësh.

Burimi: Cosmopolitan