Celebrity

Ç'do të thotë nëse edhe juve, ashtu si Kendall, ish-i ju bën 'like' fotove në Instagram? Ç'të bëni?

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2022

Ç'do të thotë nëse edhe juve, ashtu si Kendall, ish-i
Photo Credits: Glamour/Getty

Pak kohë pas lajmit të ndarjes së David Booker dhe Kendall Jenner, ky i fundit është kapur (jo dhe aq) mat, duke pëlqyer foton e fundit të modeles, që në fakt, vështirë të mos e pëlqesh. Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që një ish-partner kërkon të komunikojë me ish-in, përmes veprimeve disi pasive në rrjete sociale.

Arsyeja më e zakonshme që një ish-i vazhdon t'i pëlqejë të gjitha fotot tuaja është sepse ata nuk janë plotësisht gati për përfundimin e marrëdhënies dhe duke komentuar ose pëlqyer fotot tuaja, në thelb përpiqen të mbajnë një lloj lidhjeje të gjallë mes jush.

Pëlqimi i fotove nuk është shumë, por është "gjithçka ata kanë për momentin". Zakonisht do të thotë se "nuk kanë vazhduar mjaftueshëm para me jetën e tyre" dhe ndoshta nga ana e tyre, gjërat janë "të papërfunduara".

Të qenit aktiv në profilin tuaj është edhe një shenjë se ata interesohen për hapat tuaj: Ku jeni, me kë po dilni, çfarë po bëni. Ata duan që ju ta dini këtë. Kështu, pëlqimi i fotove mund të jetë rezultat i monitorimit të jetës suaj sociale.

Nëse lidhja përfundoi mirë, dhe të dy ju keni bërë përpara vërtet emocionalisht, atëherë kjo thjesht mund të nënkuptojë se ata janë ende të lumtur që jeni në jetën e tyre, edhe nëse vetëm në mënyrë dixhitale, dhe kjo është e mjaftueshme për ta.

Nëse është thjesht sporadike, mund të nënkuptojë se ata po ju shohin rastësisht herë pas here dhe mund të mos jetë "ndonjë hata e madhe".

A ekziston mundësia që ata duan të rikthehen? Sigurisht që ekziston, por kjo nuk është e vërteta e vetme.

Nëse ju nuk ndiheni rehat me këtë fakt, mund t'ia shkruani atij këtë, pa u treguar shumë të ashpër, sepse ndoshta dhe ish-partneri po kalon procesin e shërimit, në mënyrën e tij. Ndoshta, një shkëputje e plotë edhe dixhitale nga njëri-tjetri, mund t'ju bëjë mirë.

Në rastin e David Booker, kjo është pak e vështirë, kur ish-e dashura jote është *kudo*.