
Me gjithë situatat që po ndodhin tani në botë, nuk të vëmë fare faj nëse ke probleme me gjumin, përkundrazi, të tregojmë disa sekrete si të flesh si bebush.
Sekreti? Vajrat esencialë!
Saktësisht, cilët?
Livando
Epo, ku ka zë, s’është pa gjë. Ke dëgjuar për fuqinë e saj dhe po, është e aprovuar edhe nga shkenca. Ky vaj esencial të vendos direkt në gjumë, madje ndihmon edhe në reduktimin e stresit.
Kamomil
Është në dorën tënde nëse do ta përdorësh si vaj, apo të hedhësh disa pika në çaj. Përbërja magjike e kamomilit qetëson muskujt dhe të vë në gjumë.
Valerian

Mund të mos e kesh dëgjuar, ama sapo ta provosh, do ta adhurosh!
Eukalipt

Të ndihmon në çlirimin e sinuseve, rregullimin e frymëmarrjes, madje, pastron edhe ajrin për ty. Sapo të kesh një frymëmarrje të rregullt, do ta shohësh sa shpejt do të të zërë gjumi.
Artikuj të sugjeruar: