Vetebesimi

Disa shprehje për dashurinë ndaj vetes, të cilat do të të mbushin me pozitivitet

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2022

Disa shprehje për dashurinë ndaj vetes, të cilat do të
@IconicLondonOfficial/ Pinterest

Nëse nuk duam së pari veten, nuk mund të ndërtojmë të tjera raporte, ndaj përmes këtyre shprehjeve të kujtojmë sa e rëndësishme është dashuria ndaj vetes, trupit dhe mendjes.

#1

Ditën e sotme do ta shpenzoj duke kaluar kohë me veten dhe duke i thënë asaj se është e sigurt, e adhurueshme dhe gjithmonë zgjedhja e parë.

#2

Veprimi më i guximshëm që mund të bësh është të duash veten, edhe kur mendon se askush nuk të do.

#3

Hej, trajtoje veten me shumë mirësjellje, njësoj siç trajton personin tënd të preferuar. Madje, edhe më mirë është të kesh veten person të preferuar.

#4

Luleve u duhet kohë që të çelin, ty gjithashtu. Mos e streso veten. Momenti yt po vjen!

#5

Dashuria për veten dhe lumturia nuk kërkohen, por krijohen. Çdo ditë bëj diçka që të lumturon dhe që të rikujton sa shumë e do veten.

#6

Askush nuk mundet ta përcaktojë vlerën tënde. Ato që kanë rëndësi janë vetëm ideja dhe dashuria që ke ti për veten.

#7

Një duartrokitje për veten, sepse muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë, por ja ku jam, gati për të jetuar!

#8

T’u thuash “JO” gjërave që të bëjnë të ndihesh keq është një akt heroik i dashurisë për veten!

#9

Paqja jote është më e rëndësishme se aprovimi i të tjerëve.

#10

Po kërkon personin që do të të ndryshojë jetën? Shiko pasqyrën!