Celebrity

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të dytë: Vjen në jetë vajza!

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2022

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të dytë:

Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të dytë! Burime për People kanë konfirmuar se Sophie ka sjellë në jetë një vajzë dhe s'mund të jenë më të lumtur se tani që janë prindër të dy vogëlusheve. 

Vajza e madhe çiftit, Willa erdhi në jetë në 2020-ën. Sophie e konfirmoi shtatzëninë e saj të dytë në maj.

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të dytë:

"Kjo është jeta për mua- të rris gjeneratën e ardhshme. Gjëja më e mrekullueshme për mua në jetë është të shoh vajzën time që forcohet ditë pas dite. Jemi shumë të lumtur që familja po zgjerohet. Eshtë bekimi më i madh!"

Pak ditë më vonë pas deklaratës ajo dhe Joe u panë në tapetin e kuq të Met Gala ku dukshëm dallohej barku i rrumbullakosur.

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të dytë:

Turner dhe Jonas  u njohën në vitin 2016 dhe u fejuan në tetor të 2017-s. Joe dhe Sophie u martuan ligjërisht në Las vegas në maj të 2019-s, ndërsa ceremoninë e dasmës e organizuan në korrik në Château du Martinet, në komunën Avignon, Francë.