Astro Fun

Më thuaj cila shenje je, të të them profesionin që të përshtatet

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2022

Më thuaj cila shenje je, të të them profesionin që të
Alexa De Paulis

Po kërkon frymëzim për karrierë? Mbase të ndihmon shenja jote e horoskopit.

Dashi

Dashi është një shenjë entuziaste që e ka fiksim konkurrencën (do të dalësh gjithmonë i/e pari/a), ndaj për ty, ëshë fiks një profesion si: trajner/e, sportist/e, apo edhe mjek/e kirurg/e.

Demi

Demi vdes për lulet dhe aromat e mira, ndaj somelier, shef kuzhine, biolog, apo krijues parfumesh është puna që të përshtatet më së miri.

Binjakët

Punë zyre? Jo, na vjen keq, nuk është për ty. Ti i/e dashur Binjak, vdes të japësh mend, ndaj pedagog/e apo gazetar/e janë perfekte. Të sugjerojmë edhe influencer apo të kesh një podkast tëndin.

Gaforrja

Zë i ulët, empati, dëshirë dhe pasion? Po, po të përshkruajmë ty Gaforre dhe mendojmë se puna jote perfekte do të ishte: ciceron/e, profesor/e historie, por ke edhe sy shumë të mirë estetik, sidomos për arredimin e shtëpive.

Luani

Të gjitha dritat të fokusojnë ty! Pa vëmendje, Luani nuk ka jetë, ndaj e ke vendin në një skenë, apo film. Aktor/e, regjisor/e, apo edhe diplomat/e, këto profesione janë të tuat!

Virgjëresha

I/e organizuar dhe super detajist/e, Virgjëreshat janë të prerë/a për një punë si analist/e dhe ekonomist/e.

Peshorja

Qasja diplomatike dhe natyra shumë e ekuilibruar e Peshores, janë pikërisht arsyet pse ne e shohim si avokat/e, kurator/e arti dhe agjent/e imobilar/e.

Akrepi

Akrepi vdes të vlerësohet për kontributin që jep dhe e duan shumë karrierën. Ka dy profesione specifike ku mund të jesh as: kimist/e dhe studiues/e. Në fakt, janë 3: edhe terapist/e seksi, khëm-khëm.

Shigjetari

Për një Shigjetar që aventurat i ka pjesë të pandarë të jetës, sugjerojmë një profesion si shkrimtar/e, skenarist/e, në mënyrë që të shprehësh të gjithë kreativitetin tënd.

Bricjapi

Në aspektin e punës, Bricjapi është gjithmonë në tabelën e nderit. Gjithmonë i përqendruar në punë dhe në karrierë, Bricjapi ka një durim hekuri, ndaj mësuesia, inxhinieria dhe arkitektura të përshtaten 100%.

Ujori

I/e çmendur dhe unik/e, Ujori mbetet një partizan/e i/e lirisë, kreativitetit dhe autenticitetit. Si të shohim ne? Si një artist/e, ose si një kontribues/e të vyer në fushën e drejtësisë, mjedisit dhe çështjeve sociale.

Peshqit

Empatiku/ja e zodiakut, është gjithashtu shumë ekstrovert/e, ndaj një bartender, apo pediatër/re do të jetë padyshim zgjedhja jote e karrierës.

Shënim: Anabel.al tashmë edhe në aplikacion – për ta shkarkuar klikoni këtu për iOS dhe këtu për Android.