
Photo Credits: @thejoshliu / Instagram
Duket se Ariana Grande po futet në karakterin e personazhit që do të luajë në filmin e ardhshëm "Wicked". Këngëtarja ka filluar provat për rolin e saj si "Glinda, the good witch" (Glinda, shtriga e mirë) dhe ndryshimi i parë që shohim janë flokët!
Filmi thuhet se do të dalë në Krishtlindjet e vitit 2024, kështu që ndonëse do na duhet të presim ca për ta parë Ariana-n si "Glinda", mund ta shohim që tani si duket bjonde:

Photo Credits: @arianagrande / Instagram

Photo Credits: @arianagrande / Instagram
Nëse bjondja platin ju "tundon" edhe ju, lexoni fillimisht këtë artikull, përpara se të ndani mendjen. Ose shihni si duken disa nga personazhet tuaj të preferuar, para dhe pas ndryshimit të flokëve në platin, këtu.
Burimi: Glamour