Nëse ndonjëherë keni pyetur veten sesi princ Harry ndihet në lidhje me njerkën e tij, Camilla-n, ju themi se raporti është goxha i komplikuar. Përfaqësues të pallatit mbretëror thonë Harry "nuk ka ndonjë respekt të madh" për gruan e të atit, e cila jo pak është përfolur të kishte një lidhje me princin Charles që para vdekjes së Lady Diana-s.
"Harry s'është i interesuar për të zhvilluar një marrëdhënie me njerkën e tij, sidomos në këtë fazë të jetës që ndodhet."
Sidoqoftë, burimet pranë djalit të vogël të princeshë Diana-s shtuan se Harry dhe William e kanë mirëpritur gjithnjë gruan e të atit në familje dhe se ishin të lumtur që ajo "qëndronte në hije" dhe "nuk ndërhynte" në çështjet delikate familjare.
"Nuk mendoj se princ Harry ka ndonjë ndjesi ngrohtësie në lidhje me të. Edhe nëse kishte, është venitur. Ai ishte i lumtur dhe e pranoi Camilla-n në fillim, por pastaj u larguan dhe nuk është se ka ndonjë respekt të veçantë për të."
Gjithsesi, kjo deklaratë përmbyset disi nga të dhëna të tjera mbretërore që thonë se Harry, në biografinë e tij flet mirë për Camilla-n dhe se i është mirënjohës për mënyrën sesi ajo është sjellë me Meghan-in në fillim të raportit të tyre.
Thënë ndryshe, me shumë gjasa brenda familjes mbretërore ka drama, por jo aq sa shihet nga jashtë?.
Burimi: Cosmopolitan