Celebrity

Jo më thjesht një 'thashethem': EmRata i jep fund martesës pas 4 vitesh!

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2022

Jo më thjesht një 'thashethem': EmRata i jep fund

Emily Ratajkowski dhe  Sebastian Bear-McClard janë ndarë zyrtarisht pas 4 vitesh martesë. Ndonëse më herët lajmi ishte thjesht thashethem në kuadër të zërave që qarkullonin në media, sipas People, ndarja është fakt! 

"Janë ndarë së fundmi dhe ishte një vendim i saj. Emily është mirë, shumë e fortë dhe e fokusuar tek i biri. E ka me shumë dëshirë mëmësinë."- janë shprehur burime për People të cilët shtojnë se modelja po merret me procedurat e divorcit. 

Jo më thjesht një 'thashethem': EmRata i jep fund

Spekulimet për një ndarje të mundshme nisën javën e shkuar, kur njerëzit vunë re se Ratajkoëski prej kohësh nuk e mbante më unazën e saj të martesës. Diçka e tillë u vërtetua edhe në fotot e fundit të postuara në Instagram. Ndonëse shkaku i ndarjes s'është zyrtar thuhet se vendimi i modeles erdhi pas tradhtive seri të partnerit të saj. 

Dyshja nisën romancën në 2018 dhe vendosën ta kurorëzonin dashurinë e tyre vetëm pas pak javës, përmes një ceremonie surprizë dhe shumë private. 

Jo më thjesht një 'thashethem': EmRata i jep fund

Na mars të 2021-shit, çifti solli në jetë djalin e tyre të parë, Sylvester Apollo.