High Tech

S’kushton asgjë të jesh i sjellshëm, por kur flet me ChatGPT – atëherë kushton miliona dollarë

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2025

S’kushton asgjë të jesh i sjellshëm, por kur flet me

A i thoni “Faleminderit” dhe “Të lutem” ChatGPT-së? E po, rezulton se komunikimi juaj i sjellshëm me ChatGPT po i kushton shumë kompanisë që e ka zhvilluar atë.

Një përdorues pyeti në X/Twitter me shaka: “Pyes veten se sa para shpenzoi OpenAI për energjinë elektrike, sepse njerëzit i thonë “ju lutem” dhe “faleminderit” një chatbot-i?” dhe mori një përgjigje të shpejtë nga drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman – “dhjetëra miliona dollarë”.

Natyrisht, ChatGPT, i cili ka serverë të mëdhenj që menaxhojnë të gjitha operacionet e inteligjencës artificiale, ka kosto të larta energjie dhe fjalët "faleminderit" ose "ju lutem" përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tyre.

Me sa duket, këto “dhjetëra miliona dollarë" për të cilat flet Altman janë për shkak të përdoruesve që thonë "Ju lutem" ose "Faleminderit" në një mesazh më vete dhe jo në fund të fjalisë.

Megjithatë, mos hiqni dorë nga mirësjellja për t’i kursyer para OpenAI sepse disa studime tregojnë se kur shkruani me mirësjellje dhe përdorni fjali të strukturara mirë, ChatGPT ju ofron përgjigje më të mira.

Një sondazh i fundit nga Future tregoi se më shumë se 70% e 1,000 të anketuarve përpiqen të komunikojnë me mirësjellje me inteligjencën artificiale dhe 12% e bëjnë këtë sepse kanë frikë nga kryengritja e një roboti.

Artikuj të sugjeruar: