Social Buzz

Nëse nuk po ndjek Elvana Gjatën në TikTok, po humbet shumë

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2022

Nëse nuk po ndjek Elvana Gjatën në TikTok, po humbet shumë
@elvanagjataaaa/ Instagram

Elvana Gjata është një divë në muzikë, talent në aktrim dhe një yll në TikTok.

Llogaria e saj në TikTok është e mbushur me video plot humor, të cilat do të ta bëjnë ditën më të bukur, ose nëse je një person që nuk qesh shpesh, të paktën do të të vjedhë një buzëqeshje.

Elvana ndan me të gjithë ndjekësit momente “funny” nga përditshmëria e saj:

Video ku “torturon” Sellmën

Si puthi tokën në eventin e Valdrin Sahitit

Si përplaset me murin se e ka mendjen në telefon dhe shumë të tjera

Mbi të gjitha, jep edhe ide veshjesh dhe makeup-i

Shkurt e shqip, ia vlen ta ndjekësh dhe të njohësh anën tjetër të Elvanës.