Celebrity

Martohen në fshehtësi Anya Taylor-Joy dhe Malcolm McRae

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2022

Martohen në fshehtësi Anya Taylor-Joy dhe Malcolm McRae
Mike Marsland / Getty Images

Korriku qenka muaji i dasmave! Pas lajmit se J.Lo kurorëzoi dashurinë me Ben Affleck, marrim vesh që edhe Anya Taylor-Joy është martuar me Malcolm McRae.

Sipas “Page Six”, çifti u martua me një ceremoni super intime. Anya dhe Malcolm janë parë shumë rrallë së bashku, edhe pse janë të lidhur që prej marsit të vitit 2021. Aktorja e ka bërë të ditur se i pëlqen të jetë private dhe se pas fshehtësisë qëndron bukuria e një lidhjeje. Ajo e ka theksuar se është person shumë privat dhe patjetër që edhe dasma do ishte sekrete.

Aktorja dhe ylli i “The Queen’s Gambit” e ka pranuar lidhjen e saj për “British Vogue” dhe është shprehur: “Më në fund kam gjetur dikë, i cili mund të ulet i lumtur në qetësi dhe të lexojmë së bashku. Praktikisht, jemi në të njëjtën kohë 80 dhe 7-vjeçarë dhe po funksion më së miri”.

Artikuj të sugjeruar: