
Pasi i mbijetoi dy aneurizmave* të trurit, kërcënuese për jetën, Emilia Clarke është e habitur se si është në gjendje të jetojë jetën normalisht. Ajo i jep vlerësime të veçanta rolit të saj në “Game of Thrones”, pasi i dha asaj një ndjenjë drejtimi gjatë atyre kohërave të vështira.
*Një aneurizëm është fryrje në një enë gjaku, e shkaktuar nga një dobësi në murin e enëve të gjakut. Ndërsa gjaku kalon nëpër enën e dobësuar, presioni i gjakut bën që një zonë e vogël të fryhet nga jashtë trupit (via NHS UK).
Aktorja trajtoi pengesat e saj të fundit shëndetësore në një intervistë me BBC-në në “Sunday Morning”. Lidhur me aneurizmat, ajo u shpreh:
“Ka qenë dhimbja më torturuese. Ishte jashtëzakonisht e dobishme që 'Game of Thrones' të më hiqte mendjen dhe të më jepte një qëllim.”
Clarke vuajti aneurizmin e saj të parë në 2011-ën dhe të dytin në vitin 2013 – Në të dyja rastet asaj i nevojiteshin periudha të gjata rikuperimi, për të trajtuar dëmtimin e trurit.
“Sasia e trurit tim, që nuk është më e përdorshme, e bën të duket të jashtëzakonshëm faktin që jam në gjendje të flas në mënyrë të artikuluar dhe ta jetoj jetën pa kufizime. Unë jam një pakicë vërtet, vërtet, vërtet shumë e vogël e njerëzve që mund t’i mbijetojnë kësaj!”
Që nga kjo përvojë e tmerrshme, Clarke ka themeluar një shoqatë bamirësie për viktimat e lëndimeve të trurit dhe goditjeve në tru të quajtur “SameYou”. Ajo vuri në dukje se pas aneurizmave dhe procesit të rehabilitimit, ka mësuar gjithashtu se si ta pranojë veten ashtu siç është aktualisht.
Aktorja ka folur për herë të parë për frikën e saj në vitin 2019.
“Emri im i plotë është Emilia Isobel Euphemia Rose Clark. Por unë nuk e mbaja mend këtë. Më dilnin fjalë të pakuptimta nga goja. Unë jam aktore. Më duhej të kujtoja rreshtat e mi, por tani nuk mbaja mend as emrin tim. Në momentet e mia më të këqija, doja të hiqja prizën….”
Burimi: Vanity Fair