
Duket se ka kaluar shumë kohë që kur Flori ishte aktiv në muzikë. Këngët e tij të fundit janë bashkëpunimet me Anxhelinën, "Anash" dhe "Doja" - dhe ndonëse janë publikuar vetëm 7 muaj më parë, duket se kanë qenë aty prej një jete.
Edhe në rrjete sociale, Flori Mumajesi nuk është zakonisht shumë aktiv. Reagimi i tij i fundit që mori shumë vëmendje nga ndjekësit, ishte ai rreth Fifit dhe qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, gjatë nëntorit të këtij viti.
Pas zhurmës së Big Brother, Instagrami i këngëtarit ra përsëri në qetësi, ndërsa tani thuajse nuk është fare aty.

@iamflorimumajesi në Instagram ka 0 postime, një foto profili me sfond të bardhë dhe e vetmja gjë që ka mbetur prej tij, është emri. Çfarë ka ndodhur?
Ka disa mundësi, por tre më të rëndësishmet mund të jenë:
- Dikush i ka vjedhur (hack-uar) profilin Florit.
- Flori thjesht "s'ka më nerva" të merret me Instagramin dhe po shijon jetën diku në një vend me gjelbërim ku telefoni nuk kap valë.
- Ndoshta kjo është përgatitja e një "epoke" të re muzikore, një tip "ri-lindjeje" kreative/artistike, që Flori ka vendosur ta pasqyrojë dhe me një "pastrim" Instagrami?
Shpresojmë të jetë kjo e fundit!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.